Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Petkoviq: Lufta diplomatike e Vuçiqit bëri që Kurti ta shtyjë vendimin

Drejtori i të ashtuquajturëa zyre për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka thënë se lufta diplomatike e presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, ka bërë që kryeministri, i Kosovës, Albin Kurti, ta shtyjë vendimin për reciprocitet për dokumente.

Petkoviq ka thënë se pavarësisht kësaj Prishtina vazhdoi me lëshimin e dokumenteve, dhe se ata po flasin me serbët në Kosovë që të ruhet paqja.

“Me luftën e vendosur diplomatike të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe Beogradit, veçanërisht intensivisht në 24 orët e fundit, arritëm që QUINT-i dhe SHBA-ja të bëjnë presion ndaj Aljbin Kurtit dhe që Prishtina ta shtyjë zbatimin e vendimeve për targa dhe dokumente”, ka thënë të hënën Petkoviq.

Ai shtoi se do të përpiqen të arrijnë një zgjidhje kompromisi në Bruksel.

Qeveria e Kosovës ka vendosur të dielën mbrëma që të shtyjë deri më 1 shtator implementimin për reciprocitet për letërnjoftime dhe vendimin për targa, me kërkesë të SHBA-së dhe BE-së.