Arbëri

Haxhiu e pranon se po pengohet në procesin e vettingut

 

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se Kosova nuk e ka luksin të mos i zbatojë rekomandimet e Komisionit të Venecisë dhe se ka njerëz që po mundohet ta pengojnë në realizimin e procesit të vettingut.

Ajo për transmetuesin publik tha se reforma në Këshillin Prokurorial të Kosovës është shumë e madhe edhe pse nuk është arritur të proklamohet si e tillë sa duhet, duke pasur parasysh se kjo Ministri ka punuar paralelisht në shumë drejtime dhe nuk ka arritur t’i njoftojë drejtpërdrejt qytetarët për benifitet që kanë nga kjo reformë.