Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mirsad Shkreta, është deklaruar rreth raportimit të tij në Polici për vjedhjen e 50 mijë eurove në banesën e tij më 23 qershor, për çka ka thënë se po ndihet i sulmuar nga disa qarqe, të cilat nuk i ka specifikuar.
“Ashtu siç e thotë ligji, njoftuam organet e policisë dhe të drejtësisë dhe, konform kërkesave të tyre, ofruam bashkëpunim pa bërë prononcime publike, në mënyrë që këto organe të bëjnë punën e tyre të pavarur në drejtim të kapjes sa më të shpejtë të keqbërësve. Por e njëjta nuk u respektua nga disa qarqe, të cilët, përveç që po na sulmojnë padrejtësisht, po kujdesen që të mos flitet për vjedhjen dhe aktin e rëndë të rrezikimit të sigurisë së një familje me dy fëmijë të vegjël”, ka shkruar ai në Facebook.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi ka thënë se ka njoftuar organet e Policisë dhe konform kërkesave të tyre, teksa ka shtuar se ky rast nuk ka të bëjë asgjë me deklarimin e pasurisë së tij, teksa pretendon se këtë obligim e ka përmbushur sipas ligjit dhe se është duke u sulmuar padrejtësisht.
Shkreta, në deklarimin e të cilit nuk figurojnë mjetet financiare që pretendon se iu kanë vjedhur, ka thënë se deklarimin e tyre do ta bëjë në mars të vitit 2023.
“Vetëm që 1 vit e gjysmë kam marrë detyrën e deputetit, asnjëherë nuk kam pasur pozita ekzekutive dhe i kam përmbushur sipas ligjit të gjitha obligimet e mia në lidhje me deklarimin e pasurisë. Të njëjtën do ta bëj edhe për deklarimin e këtij viti në mars të vitit 2023, ashtu siç thotë ligji”, ka shkruar ai.
Deputeti i VV-së tutje ka shtuar se karriera e tij është përtej fushës së politikës. Ai ka thënë se ushtron profesionin e mjekut “me nder e dinjitet prej më shumë se 20 vitesh”.