Agjencia kundër Korrupsionit ka thënë se nuk do të nis procedurë hetimore për rastin e deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Mirsad Shkreta, i cili ka pretenduar se i janë vjedhur 50 mijë euro në banesën e tij në Prishtinë.
Në një përgjigje për Kohën, drejtori i Agjencisë kundër Korrupsionit, Ylli Buleshkaj, ka thënë se raporti i dorëzuar përmes formularit të pasurisë nga Shkreta, mbulon periudhën kohore 1 janar-31 dhjetor të vitit 2021.
Andaj sipas kësaj agjencie, ngjarja ka ndodhur në fund të qershorit të këtij viti dhe se krahasimi mund të mos jetë i drejtë.
AKK-ja ka thënë se raportimi për pasurinë, të hyrat dhe të tjerat bëhet në vitin 2023, duke shtuar se nëse vërtetohet se të hollat janë mbajtur kesh nga viti i kaluar dhe nuk janë raportuar, atëherë mund të konsiderohet shkelje.
"Raporti i dorëzuar përmes formularit të pasurisë nga deputeti e mbulon periudhën kohore 01 janar-31 dhjetor 2021, ndërsa ngjarja që ju keni përmendur ka ndodhur në fund të qershorit 2022, rrjedhimisht krahasimi mund të mos jetë i drejtë. Raportimi për pasurinë, të hyrat dhe të tjera, bëhet në vitin 2023. Në rast që mund të vërtetohet që të hollat janë mbajtur kesh nga viti i kaluar, dhe nuk janë raportuar, mund të konsiderohet shkelje”, ka thënë Buleshkaj.
Në raportin e deklarimit të pasurisë në AKK, të cilin e ka dorëzuar këtë vit Shkreta, nuk figurojnë paratë që tashmë i ka denoncuar si të vjedhura.
Sipas raportit të AKK-së, Shkreta ka deklaruar se posedon dy llogari bankare, me gjithsej 101 mijë e 689 euro në emër të tij.
Edhe
Nisin hetimet për 50 mijë eurot që deputeti i VV-së pretendon se iu vodhën
Ai ka deklaruar edhe paratë në tri llogaritë e bashkëshortes së tij, që gjithsej janë 21 mijë e 98 euro.
Prokuroria Themelore e Prishtinës është ka nisur hetimin për rastin e raportuar nga Shkreta, i cili ka pretenduar se i janë vjedhur 50 mijë euro në banesën e tij në Prishtinë.
-
Shkreta: Po sulmohem padrejtësisht nga disa qarqe
-
Prokuroria nis hetimin për 50 mijë eurot që deputeti i VV-së pretendon se iu vodhën
-
Ahmeti thotë se mbi 172 mijë eurot e padeklaruara ishin ndihmë financiare nga familja
-
Shpend Ahmeti deklarohet i pafajshëm për akuzën se nuk i deklaroi mbi 172 mijë euro