Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kërkuar përkrahje nga Irlanda për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, ku ky shtet tani ka udhëheqjen.
Në takimin e zhvilluar të enjten në Bruksel me kryeministrin irlandez, Micheal Martin, Osmani ka njoftuar se është diskutuar për vullnetin e qartë të popullit të Kosovës pro integrimit në Bashkimin Evropian dhe në organizata tjera ndërkombëtare.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Me anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë, përfitojnë më së shumti qytetarët e saj duke pasur në gjirin e saj një shtet demokratik që promovon të drejtat e njeriut”, ka shkruar Osmani në Facebook.
Kryeministri i Irlandës pas këtij takimi, të cilin e ka cilësuar “të ngrohtë dhe konstruktiv”, ka përsëritur mbështetjen e Irlandës për Kosovën në rrugëtimin e saj drejt integrimit në BE.
“Takim i ngrohtë dhe konstruktiv me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani. Përsërita mbështetjen e Irlandës për Kosovën në rrugëtimin e tyre si pjesë e familjes më të madhe evropiane”, ka shkruar Martin në Twitter.
Warm and constructive meeting with President of Kosovo @VjosaOsmaniPRKS
— Micheál Martin (@MichealMartinTD) June 23, 2022
Reiterated Ireland’s support for Kosovo on their journey as part of the greater European family. pic.twitter.com/UJR5q5oDHS