Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

PSD: Dardan Molliqaj u arrestua dhunshëm, rastin do ta dërgojmë në IPK

Partia Socialdemokrate ka publikuar pamje nga arrestimi i kreut të kësaj partie, Dardan Molliqaj nga Policia e Kosovës, të cilin e ka quajtur arrestim të dhunshë.

Në video-incizim shihet se si një polic me rroba civile pasi e shtrin në tokë një aktivist ia vendosë këmbën në qafë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në konferencë për medie të premten, PSD ka paralajmëruar se do ta dërgojë rastin në Inspektoratin Policor të Kosovës.

Anëtari i Kryesisë së PSD-së, Frashër Krasniqi, ka thënë se arrestimi i tij ka qenë politik dhe se njëri nga pjesëtarët e Policisë së Kosovës është militant i partisë në pushtet.

“Shumë prej ju keni qenë dëshmitarë të një intervenimi politik dhe brutal nga policia e Kosovës. Dardan Molliqajt i është dërguar qëllimisht urdhërarresti. E dyta Policia e ka njoftuar gjykatën që nuk e ka njoftuar Dardan Molliqajn dhe brenda të njëjtës ditë kanë lëshuar urdhërarrest me datën 1 qershor”, tha Krasniqi.

“Ai polic i dhunshëm është Blerim Shala që shihet që është militant të VV-së. I njëjti polic është që i quan deputetët e opozitës “gërdi”. Jemi duke fol qartë për një militant të VV-së, i cili jo që nuk suspendohet kur bënë postime politike por edhe i qet me i rreh deputetët e opozitës. Stili i tyre është tamam stil i pushteteve të vjetra. Ne sot do e paraqesim rastin edhe në Inspektoratin Policor ku do ta paraqesim këtë polic dhe policët e tjerë që kanë ushtruar dhunë”, tha Krasniqi./ EO