Ekonomisti Kujtim Dobruna ka alarmuar për rreziqet ekonomike me të cilat mund të përballet bota dhe Kosova në javët në vijim. Ai e ka quajtur situatën tejet serioze duke e konsideruar të ardhmen e afërt si krizë dramatike energjetike.
Në një shkrim në Facebook, Dobruna ka thënë se gjithçka do të nisë si pasojë e mbylljes së Ngushticës së Hormuzit nga Irani, që prej se u sulmua nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Izraeli dy muaj më parë. Kjo ngushticë shërben si rrugë për 20 për qind të naftës në nivel botëror.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoE ai ka thënë se si pasojë e saj ka mungesë të naftës dhe për shkak të dëmtimit të infrastrukturës prodhuese në Lindjen e Mesme nuk ka mjaftueshëm as benzinë, kerozinë e gas. Sipas Dobrunës, rezervat kudo në botë kanë arritur në pikën kritike dhe rrezikojnë të shteren deri në fund të majit.
Sipas tij, kjo nënkupton shtrenjtim edhe më enorm të naftës, dhe madje “në momentin kur shpenzohen rezervat, pra pas rreth katër javëve, ky çmim mund të dalë jashtë kontrollit”.
Ai ka shkruar në Facebook se edhe po që se hapet sot tregu e nis prodhimi, prapë do të duhej shumë kohë për normalizim.
Pasojat e kësaj, sipas Dobrunës, do të jenë mundësia për mbylljen e industrive të tëra, dëmtim të transportit dhe logjistikës, pamundësim të udhëtimeve, ndalje të prodhimtarisë, shtrenjtim të importit dhe eksportit dhe tkurrje të ekonomisë.
Bujqësia, ndërtimi, prodhimi e turizmi janë sektorët më të rrezikuar sipas tij. Ai ka paralajmëruar se mund të ketë edhe rënie të dërgesave, investimeve e ardhje të diasporës.
Të gjitha këto, plus inflacionit, sipas Dobrunës mund të ndodhin deri në fund të majit.
E ai ka ironizuar me situatën aktuale në Kosovë duke thënë se “ne kemi punë ma të mençme, p.sh. me shku për të tretën herë në zgjedhje”.
“Mos thoni nuk e kemi dite!” ka përfunduar ai.
SHBA-ja e Izraeli nisën sulmet ndaj Iranit më 28 shkurt. Irani si përgjigje ktheu sulme në bazat amerikane në rajon dhe e mbylli Ngushticën e Hormuzit. Luftimet janë ndalur për shkak të armëpushimit të dakorduar më 8 prill, por bisedimet e mëpasshme për marrëveshje për paqe të përhershme nuk kanë përfunduar me sukses.
Kosova veçse po përballet me shtrenjtime si pasojë e rritjes së çmimit të derivateve. Ministria e Industrisë ka caktuar marzhë fitimi për kompanitë e naftës. Nafta është shtrenjtuar për rreth gjysmë euro që nga nisja e luftës.