Arbëri

Punëtorët e KEK-ut me protestë kërkojnë tërheqjen e Trustit

Foto: Driton Paqarada / KOHA
 

Dhjetëra punëtorë të KEK-ut kanë protestuar sot me kërkesën për lejimin e tërheqjes së 30 për qind të kursimeve pensionale nga Trusti.

Kryetari i Sindikatës së KEK-ut, Nexhat Lluminca, tha se gjendja ekonomike në vend është e vështirë, andaj imponohet edhe kërkesa për tërheqjen e kursimeve.