Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dhe ai i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, janë nisur të martën për në kryeqytetin ukrainas, Kievin.
“Për Kiev me ftesë të presidentit Zelensky”, ka njoftuar Rama në profilin zyrtar në Facebook.
Rama e Abazoviqi pritet që nesër të takohen me presidentin ukrainas Vlodymyr Zelensky.
Kievin nga Ballkani Perëndimor e ka vizituar edhe ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, më herët.
Për Kiev me ftesë të Presidentit Zelensky????????
Posted by Edi Rama on Tuesday, June 14, 2022