Arbëri

Mot me diell dhe vranësira të shtunën në Kosovë

Moti sot në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK) ka bërë të ditur se gjatë ditës së shtunë, në Kosove do të mbajë mot kryesisht me diell dhe vranësira të dendura.

“Temperaturat mbeten të larta për ketë periudhë të stinës, ndonëse kanë mbetur edhe më pak se tri javë, kur dhe zyrtarisht futemi në stinën e verës. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-32 gradë Celsius”, thuhet në njoftim.

Sipas IHK-së, do të fryjë erë nga drejtimi i perëndimit dhe veriperëndimit me shpejtësi 1-6 m/s.