Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar të mërkurën se është duke u punuar për një bazë detare të NATO-s në Shqipëri, të cilën e ka konsideruar të rëndësishme për vendin.
Rama ka thënë se idetë do t’i shpalosen komandantit të Komandës Operacionale të NATO-s, gjeneral Tod Daniel Wolters, për të cilin është shprehur i bindur se do ta mbështesë këtë projekt, njofton “Abcnews” të mërkurën.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“E lashë për këtë moment që t’i them gjeneralit që nesër do të kemi mundësi t’i tregojmë disa prej ideve e në këto kohë të rrezikshme besoj që ai sërish do të konsiderojë për të pasur një bazë detare të NATO-s në Shqipëri. Na takon ne që t’i paraqesim projektin atij e t’i tregojmë atë për çka kemi punuar e më pas ai që prej fillimit të jetë avokati e mbështetësi i kësaj ideje”, tha Rama gjatë ceremonisë së dhënies së medaljes për komandantin e NATO-s, gjeneral Tod Daniel Wolters.