Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) ka lansuar të martën fushatën përmes së cilës kërkon heqjen e taksave për produktet menstruale.
Sipas RrGK-së, aktualisht produktet menstruale në Kosovë tatohen me 18% të vlerës së tyre, njësoj sikurse edhe produktet e luksit.
“Ekziston edhe një tjetër taksë mbi vlerën e shtuar prej 8% për produktet esenciale, siç janë ato farmaceutike. Mirëpo, produktet menstruale nuk tatohen as me këtë taksë, e cila megjithatë do të zvogëlonte çmimin e tyre. Ato po vazhdojnë të tatohen sikur të ishin produkte luksi, e jo esenciale, ashtu siç edhe janë për gratë dhe vajzat dhe mirëqenien e tyre e të drejtën e tyre për kujdes shëndetësor të përballueshëm”, thuhet në komunikatën për media të RrGK-së.
Sipas kësaj organizate, ndër rekomandimet kryesore të RrGK-së, është që Qeveria e Kosovës të ndryshojë Ligjin për tatimin mbi vlerën e shtuar, e bashkë me të t’i ndryshojë edhe instruksionet administrative për zbatimin e tij.
“Ashtu që produktet menstruale të lirohen nga pagesa e doganës dhe nga taksimi”, thuhet në komunikatë.
Edhe
QIKA hedh peceta menstruale para Qeverisë, kërkon heqjen e TVSH-së
Në fakt, shumë shtete kanë politika favorizuese për gratë në lidhje me ciklet menstruale.
Në Spanjë është aprovuar para pak ditësh që grave t’u jepen 3 ditë pushim në muaj për të përballuar më lehtë këtë fazë, ndërkohë që në Skoci, gratë mund të marrin falas produkte menstruale.
-
QIKA me aksion kërkon që produktet menstruale t’i nënshtrohen normës së ulur të TVSH-së
-
Për 42 orë, 4 mijë nënshkrime në peticionin për heqjen e TVSH-së për produktet menstruale
-
QIKA u kërkon deputetëve t’i bashkohen iniciativës kundër taksës 18% për produktet menstruale
-
Molliqaj: Jemi kundër taksës prej 18% të produkteve menstruale