Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, i ftoi të dielën shqiptarët në SHBA ta ndihmojnë atë në transformimin e shëndetësisë kosovare.
Latifi, së bashku me kryeministrin Albin Kurti dhe zv.ministren e Punëve të Jashtme, Liza Gashi, vizituan Federatën Pan-shqiptare “VATRA’, shoqatën humanitare “Peja” dhe shkollën shqipe “Alba Life”, duke iu bërë thirrje bashkatdhetarëve për bashkëpunim në përmirësimin e shëndetësisë.
“Kurse në vizitën e tij në shkollën shqipe “Alba Life”, ministri Latifi tha se këta janë nxënësit tanë të cilët në të ardhmen duke mësuar gjuhën shqipe do të jenë më të lidhur dhe më bashkëpunues me atdheun. Ai theksoi se ‘gjuha shqipe është ashti i kombit, gjuhë që na bashkon të gjithëve’”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.
Zyrtarët e Qeverisë bënë homazhe edhe të vëllëzërit Bytyqi, që u vranë nga policia serbe pas përfundimit të luftës në Kosovë.
Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Dr. Rifat Latifi, bashkë më kryeministrin e Kosovës, z. Albin Kurti...
Posted by Ministria e Shëndetësisë on Sunday, May 22, 2022