Gucati e Haradinaj dënohen me nga katër vjet e gjysmë burgim nga Specialja

Gucati e Haradinaj dënohen me nga katër vjet e gjysmë burgim nga Specialja
Ish-drejtuesit e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati e Nasim Haradinaj janë dënuar me nga katër vjet e gjysmë burgim nga Gjykata Speciale. Gucati e Haradinaj u dënuan për publikimin e dokumenteve të Speciales. Dokumentet ishin sjellë nga persona të panjohur në zyrat e OVL-së së UÇK-së gjatë vitit 2020.
Në dënim do t’u përllogaritet koha e kaluar në paraburgim nga shtatori i vitit 2020.
Gucati e Haradinaj u shpallën fajtorë për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, frikësim gjatë procedurës penale dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës. Ata u shpallën të pafajshëm për veprën e hakmarrjes.
Trupi gjykues i dënoi të dy edhe me nga 100 euro gjobë.
Gucati dhe Haradinaj u arrestuan në shtator të vitit 2020, pas dyshimeve se në disa konferenca për media në selinë e OVL-UÇK në Prishtinë kanë shpërndarë dokumente të klasifikuara të Dhomave të Specializuara, që njihen edhe si Gjykata Speciale.
Aktgjykimi i plotë gjendet KËTU
Në aktakuzë thuhet se këto dokumente kanë pasur edhe emra të dëshmitarëve potencialë, të cilët mund të dëshmonin kundër ish-krerëve të UÇK-së, përfshirë edhe në rastin kundër ish-presidentit, Hashim Thaçi, ish-kryetarëve të Kuvendit, Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi, dhe ish-deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, të cilët akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
Gucati dhe Haradinaj janë deklaruar të pafajshëm dhe kanë thënë se nuk kanë bërë asnjë shkelje ligjore. Gjatë gjykimit, ata e kanë cilësuar Gjykatën Speciale si “gjykatë njëetnike”, synim ka vetëm “dënimin e shqiptarëve”, ndërsa amniston, sipas tyre, kimet e kryera nga forcat ushtarake e policore serbe në Kosovë.
Ky qe aktgjykimi i parë i Speciales. Deri tash gjykimi ka nisur edhe ndaj Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit si dhe Salih Mustafës e Pjetër Shalës.
Trupi gjykues: Gucati e Haradinaj zbuluan informacionet e mbrojtura
Trupi gjykues në Gjykatën Speciale ka konstatuar se ish-drejtuesit e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati e Nasim Haradinaj, kanë kryer veprën e zbulimit të informacioneve të mbrojtura, me publikimin e dokumenteve të Speciales.
Sipas trupit gjykues, vepra u krye duke ua ofruar gazetarëve dokumentet e duke inkurajuar dorëzimin e dokumenteve të ngjashme edhe më tej. Sipas tij, synimi i Gucatit e Haradinajt ka qenë zbulimi për informacion të mbrojtur.
Nis seanca e shpalljes së vendimit ndaj Gucatit e Haradinajt
Ka nisur në Gjykatën Speciale seanca e shpalljes së vendimit ndaj krerëve të Organizatës së Veteranëve të Luftës, Hysni Gucati e Nasim Haradinaj.
Specialja sot vendos për Gucatin e Haradinajn
Në Dhomat e Specializuara në Hagë sot do të shpallet aktgjykimi ndaj ish-drejtuesve të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati e Nasim Haradinaj.
Seanca do të mbahet nga ora 10:00 deri në orën 12:00.
Më 17 mars, paneli, pasi dëgjoi gjitha palët, argumentet përmbyllëse dhe qëndrimin e palës së organizuar, ka mbyllur rastin.
Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) ka kërkuar që Gucati e Haradinaj të dënohen me nga gjashtë vjet burgim.
Ata akuzohen për pengim të drejtësisë, më saktësisht për publik të dokumenteve të ZPS-së, dokumente që një person i kishte sjellë në zyrat e OVL UÇK-së gjatë vitit 2020.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Statovci: Serbia e shfaqi mashtrimin e madh

Ambasadat e Kosovës e nderojnë policin e vrarë

Gjendet një pjesë e mjetit shpërthyes pranë Manastirit të Banjskës

Vuçiqi: Radojiçiqi nuk është i plagosur, do të merret në pyetje

Biserko: Në veri po provokohej konflikt që të hynte ushtria serbe e të ndahej Kosova

Osmani: Sulmi i Serbisë, akti më i rëndë kundër sovranitetit të Kosovës

“Kosova nuk do duhej të ulej në dialog pa ekstradimin e sulmuesve serbë që ikën në Serbi”

Sinani akuzon Arifin për nënshtrim ndaj Serbisë, ky e quan gënjeshtare - shkak flamuri serb

Poshtë Ibrit, vetëm në Graçanicë respektohet thirrja e Listës Serbe për ditë zie

Dialogu konsiderohet i pakuptimtë, përderisa nuk zbardhet rasti i sulmit në veri

Osmani–liderëve opozitarë: Uniteti në këtë kohë të rëndë është thelbësor
