Arbëri

Gjermania do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën ushtarakisht dhe për pranim në NATO

Foto: Alban Bujari/KOHA
 

Ministrja gjermane e Mbrojtjes, Christine Lambrecht, ka thënë të enjten në Prishtinë, se Gjermania do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën ushtarakisht, kryesisht përmes pranisë së saj në KFOR.

Lambrecht, në konferencën e përbashkët me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, tha se Gjermania e mbështet edhe anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe BE dhe se do t’i ofrojë ndihmë edhe më tutje.