Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

“Guxo” i nis përgatitjet për zgjedhjet e brendshme

Partia “Guxo” i ka nisur përgatitjet për proceset zgjedhore, bëhet e ditur nëpërmjet një komunikate të lëshuar nga partia të mërkurën.

Procesi i zgjedhjes së strukturave të degëve, do të fillojë me kuvendet zgjedhore në Mitrovicë më 28 maj, e do të vazhdojë në Prizren më 29 maj dhe në Ferizaj më 11 qershor.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Zgjedhja e këtyre strukturave do të jetë proces i hapur e transparent për opinionin publik. Pas përfundimit të zgjedhjeve në nivelin e degëve, do të pasojë edhe zgjedhja e strukturave qendrore të partisë”, thuhet në njoftim.

“Guxo” i ka ftuar përkrahësit që të lajmërohen në zyrat e partisë nëse kanë interesim për të konkurruar në struktura drejtuese.

Më 14 shkurt të këtij viti, "Guxo" ishte regjistruar si parti politike në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ). Përfaqësuesja e partisë, Donika Gërvalla, që njëherësh mban postin e ministres së Jashtme në Qeverinë Kurti, pati thënë se "Guxo" do të merret me disa tema, me theks të veçantë me arsimin dhe sistemin shëndetësor.

“Guxo” ka garuar në një listë me Lëvizjen Vetëvendosje në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit 2021. Shtatë anëtarë të saj fituan ulësen e deputetit.