Arbëri

Mot i ndryshueshëm gjatë javës së ardhshme

moti, parashikimi i motit,gazeta sot, moti ne kosove, weather, moti shqip, kosova, koha, 17 prill

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njoftoi se në pesë ditët e ardhshme do të mbajë mot i ndryshueshëm, me diell, vranësira e me reshje shiu.

Sipas njoftimit të IHMK-së, nga e enjtja parashihet rritje temperaturash. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri në 2 gradë Celsius, derisa ato maksimalet ndërmjet 5-19 gradë.

"Do të fryjë erë nga veriperëndimi dhe juglindja me shpejtësi 1-7 m/s. Kushtet biometeorologjike dhe agrometeorologjike do të jenë relativisht të mira, por këto temperatura të ulëta nuk janë të mirëseardhura për fushën e bujqësisë”, thuhet në njoftim.