Arbëri

Demi kritikon Qeverinë për 100-euroshin: Pse të futen të gjithë në një thes

agron demi, qeveria kurti, prill 12, 100 euro, paret

Agron Demi nga Instituti GAP deklaroi se nëse Qeveria synon t’iu ndihmojë grupeve të cenuara shoqërore për shkak të rritjes së çmimeve, atëherë nuk duhet “t’i fusë të gjitha kategoritë me një thes”.

Ai shkroi në Facebook të martën se si duhet t’i marrin nga 100 euro punëtorët që kanë paga e larta, njëjtë si ata që lufton për rritje të pagës minimale.

“Përse me marrë subvencionim të njëjtë, si studentët që banojnë në konvikte, si ata që shkojnë në ligjërata me Range Rover? Pse këto së paku 70 milionë euro që iu ndahen në prill të gjithëve, nuk shkojnë në projekte zhvillimore që mund të garantojnë punësim të qëndrueshëm, ose me to, ta targetojnë atë 20% të popullsisë që jeton në varfëri apo me më pak se 1.85 euro në ditë”, shkroi Demi.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, njoftoi të martën se për muajin prill, pensionistëve, punëtorëve dhe studentëve do t’iu ndahen nga 100 euro.

Sipas tij, vlera totale për këtë ndihmë do të jetë rreth 100 milionë euro.