(KosovaPress) - Më 30 maj të vitit 1989 në Podujevë ishte organizuar një demonstratë kundër regjimit serb.
Në atë ditë Kosovën po e vizitonin një grup diplomatësh nga Evropa dhe pikërisht në këtë ditë e ashtuquajtur “Çeta e Llapit” doli me uniforma ushtarake nëpër rrugët e Podujevës.
Në një përleshje të armatosur u vra Ali Ajeti ndërkaq plagosen disa tjerë.
Ali Ajeti u lind në fshatin Sfeçël të komunës së Podujevës dhe që nga viti 1984-1988 ishte në burg.
Pas daljes nga burgu Ali Ajeti dhe disa tjerë vendosën të formojnë grupin që u quajt “Çeta e Llapit”, shkruan KosovaPress.
Artikuj të ngjashëm
-
Masakra në Podujevë, Kurti: Krimet e Serbisë në Kosovë të shndërrohen në aktakuza dhe dënime
-
Vdiq Adil Pireva, organizator i demonstratave '68-tës
-
Republikë, autonomi, pavarësi: Kthesa e të ‘80-ave
-
Një qytetar pretendon se sheshi “Ali Ajeti” është ndërtuar në pronën e tij
-
Kurti: Lajçi do të kujtohet për veprimtari patriotike