Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kurti merr ftesë për vizitë zyrtare në Estoni

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë një ftesë zyrtare për vizitë në Estoni nga kryeministrja estoneze Kaja Kallas.

Kurti është takuar me Kallasin gjatë pjesëmarrjes së tij në Konferencën e Sigurisë në Mynih.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në takim biseduan për marrëdhëniet mes dy vendeve, e po ashtu edhe për krizën në Ukrainë.

“Kryeministrja e Estonisë, Kallas e falënderoi kryeministrin Kurti dhe Republikën e Kosovës për marrëdhëniet e mira bilaterale. Për të diskutuar më gjerësisht mbi format e bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët, kryeministrja Kallas e ftoi kryeministrin Kurti për vizitë zyrtare në Estoni”, thuhet nga Zyra e Kryeministrit.