Emisari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka njoftuar të martën për një takim me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimi. Të dy janë takuar në Vjenë, ndërsa Lajçaku ka thënë se kanë diskutuar për dialogun Kosovë-Serbi.
“I kënaqur për një takim konkret dhe konstruktiv për mënyrën se si të ecet përpara me dialogun për normalizim të raporteve, me zëvendëskryeministrin e parë të Kosovës, Besnik Bislimi, sot në Vjenë. Pres të vazhdojmë diskutimet javën e ardhshme në Kosovë”, ka thënë ai në Twitter.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKosova e Serbia qe disa muaj s’kanë pasur takime në kuadër të dialogut. Të martën, Bashkimi Evropian e konsideroi Kosovën palë më pak të gatshme për dialog.
Javën e ardhshme në Kosovë do të vijnë Miroslav Lajçak dhe Gabriel Escobar, përfaqësues amerikan për Ballkan.