Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Lajçaku takohet me Bislimin, diskutojnë për hapat e ardhshëm të dialogut

Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka zhvilluar të mërkurën një takim me zëvendëskryeministrin e parë të Kosovës, Besnik Bislimi.

Lajçak ka bërë të ditur përmes një statusi në Twitter se me Bislmimin u diskutua rreth takimit të dy delegacioneve javën e kaluar në Bruksel dhe për hapat e mëtutjeshëm në dialogun Kosovë-Serbi.

“Me zëvendëskryeministrin e parë të Kosovës dhe shefin e ekipit negociator, Besnik Bislmi, pata një diskutim të thellë lidhur me takimin e javës së kaluar në Bruksel, dhe përgatitjet për hapat e ardhshëm në procesin e Dialogut”, ka shkruar Lajçak.

Lajçaku gjatë ditës së mërkurë është takuar edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Takim i tyre ishte me dyer të mbyllura, mirëpo më vonë përmes një komunikate për media, Zyra e Kryeministrit bëri të ditur se gjatë takimit, Kurti ia bëri të qartë Lajçakut se Kosova është palë e barabartë në dialog dhe jo temë diskutimi.

 

Artikuj të ngjashëm