I dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, tha se pati një diskutim të gjerë të enjten me zëvendëskryeministrim e Kosovës, Besnik Bislimi.
Lajçak shkroi në Twitter se në takimin në Bruksel diskutuan për dialogun dhe hapat e ardhshëm që duhet marrë.
Ditë më parë, i dërguari i BE-së u takua edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, me të cilin diskutuan për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë - Serbi.
Në konferencën “Forumi i Dobrovnikut”, e mbajtur më 9 korrik, Lajçak paralajmëroi se mes Kosovës dhe Serbisë tashmë janë të gatshme “tri ose katër marrëveshje”.
Një takim mes kryeministrit Albin Kurti e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, pritet të mbahet gjatë korrikut.
-
Lajçak vazhdon takimet në Qeveri pas Kurtit e Bislimit
-
Lajçaku takon Bislimin, diskutojnë mbi takimin e ardhshëm në Bruksel
-
Lajçak në takim me Kurtin e Bislimin: U pajtuam për zbatimin e marrëveshjeve të kaluara
-
Lajçaku në darkë pune me Bislimin
-
Lajçaku takohet me Bislimin, diskutojnë për hapat e ardhshëm të dialogut