Arbëri

S’mbyllen shkollat

 

Ministria e Arsimit i ka përjashtuar ato që i ka quajtur masa radikale në arsimin parauniversitar. Derisa gjithnjë e më shumë raste të infektimit po regjistrohen te fëmijët, zëvendësministri Dukagjin Pupovci ka deklaruar se vaksinimi, distanca, maskat janë masat më të mira. Ai ka konfirmuar se një numër i madh i nxënësve ka rezultuar pozitiv edhe gjatë ditës së sotme.

Shtrëngimin e mëtejmë të masave në institucionet e arsimit fillor e parafillor e ka përjashtuar Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë e Inovacionit.

Me gjithë numrin gjithnjë e më të madh të infektimeve te fëmijët, zëvendësministri Dukagjin Pupovci ka thënë se mbyllja e shkollave nuk është zgjidhje.