Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

Bosnjë-Hercegovina fiton, pret kualifikimin

1 muaj më parë / 24 qer 2026 22:59
Bosnjë-Hercegovina

Bosnjë-Hercegovina ka fituar 3:1 përballë Katarit në ndeshjen e fundit të Grupit B dhe tani e pret kualifikimin. 

E ka përfunduar grupin me katër pikë në vendin e tretë. Katari eliminohet nga Botërori. 

Në ndeshjen e zhvilluar në Seattle të mërkurën mbrëma, Bosnjë-Hercegovina e mbylli pjesën e parë 2:1. Kerim Alajbegoviq dhe autogoli i Sultan Al Brakes i dhanë epërsinë 2:0, ndërsa Hasan Al Haydos shënoi për Katarin. 

Rezultatin e vendosi goli i Ermin Mahmiqit në minutën e 80-të. Mahmiq e zëvendësoi Edin Xhekon në minutën e 64-t. 

Bosnjë-Hercegovina me katër pikë ka gjasa të mira për të avancuar në fazën nokaut të Kupës së Botës.

Bosnjë-Hercegovina pranë fitores

1 muaj më parë / 24 qer 2026 22:44
bb

Bosnjë-Hercegovina është pranë fitores ndaj Katarit. 

Është duke fituar 3:1. Në minutën e 80-të, gol shënoi Ermin Mahmiq, zëvendësuesi i Edin Xhekos në minutën e 64-t.

Bosnjë-Hercegovina në epërsi në ndeshjen shumë interesante

1 muaj më parë / 24 qer 2026 21:52
bb

Bosnjë-Hercegovina ka shkuar në pushim me epërsi prej një goli në ndeshjen ndaj Katarit. 
45 minutat e para ishin shumë interesante dhe u realizuan tri gola. 

Kerim Alajbegoviq në minutën e 29-të dhe autogoli i Sultan Al Brakes në minutën e 34-t, i dhanë bosnjakëve epërsinë 2:0. 

Katari nuk u dorëzua dhe e ngushtoi rezultatin në 2:1 në minutën e 42-të. Shënues ishte Hasan Al Haydos.

Nuk ndalen golat në Seattle

1 muaj më parë / 24 qer 2026 21:45
bb

Në Seattle ku po zhvillohet ndeshja ndërmjet Bosnjë-Hercegovinës dhe Katarit, është shënuar edhe goli i tretë. 

Hasan Al Haydos i Katarit ka shënuar për 2:1 në minutën e 42-të.

Bosnjë-Hercegovina shënon tjetër gol

1 muaj më parë / 24 qer 2026 21:36
bb

Bosnjë-Hercegovina është duke fituar 2:0 ndaj Katarit. 

Autogol për 2:0 realizoi mbrojtësi Sultan Al Brake, në minutën e 34-t.

Bosnjë-Hercegovina shënon gol ndaj Katarit

1 muaj më parë / 24 qer 2026 21:33
bb

Bosnjë-Hercegovina ka shënuar gol ndaj Katarit në minutën e 29-të. 

Sulmuesi i Salzburgut, Kerim Alajbegoviq, ka realizuar për 1:0. 

Me fitore, Bosnjë-Hercegovina rrit gjasat për avancim në fazën nokaut të ngjarjes globale.

Publikohen formacionet zyrtare të ndeshjes Bosnjë-Hercegovina – Katari

1 muaj më parë / 24 qer 2026 19:59
Formacionet

FIFA ka publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes Bosnjë-Hercegovina – Katari, që nis në orën 21:00 dhe luhet në “Lumen Field” të Seattlet.

Të dyja përfaqësueset pësuan disfata të thella në ndeshjet e xhiros së dytë, ndërsa morën nga një pikë ndaj Kanadasë, përkatësisht Zvicrës.

Fitorja është shumë e rëndësishme për të dyja përfaqësueset.

Formacioni i Bosnjë-Hercegovinës:

Vasilj, Kolashinac, Katiq, Radeljiq, Maliq, Bashiq, Shunjiq, Demiroviq, Xheko, Alajbegoviq, Bajraktareviq

Formacioni i Katarit:

Abunada, Miguel, Laye, Gaber, Khoukhi, Albrake, Boudiaf, Fathy, Junior, Alhaydos, Afif