Arbëri

Kurti ripublikon letrën e Blinkenit: Është përmbajtjesore, e mirë dhe që vlen të rilexohet

 

Në ditën kur presioni i shteteve të QUINT-it që Kosova të lejojë organizimin e referendumit të Serbisë brenda territorit të Kosovës, u pa publikisht pasi ambasadorët e pesë shteteve mike të Kosovës i shkuan në zyrë krerëve të shtetit, kryeministri Albin Kurti ka publikuar për herën e dytë letrën që ia dërgoi Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken.

“Në anglisht dhe të përkthyer në shqip e keni letrën të cilën e mora dje nga Sekretari Amerikan i Shtetit, z. Antony J. Blinken. Është përmbajtjesore, e mirë dhe që vlen të rilexohet”, ka shkruar Kurti në Facebook.