Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Kransiqi, ka rezultuar pozitiv me COVID-19 pas tri testimeve të kryera. Kjo është hera e dytë që ai infektohet me koronavirus.
Krasniqi e ka konfirmuar lajmin përmes një postimi në Facebook, duke thënë se deri tash ka simptoma të lehta, njëjtë si familjarët e tij. Ai shtoi se është vaksinuar me të dy dozat.
“Ditë më parë, familjarët e mi kanë rezultuar pozitië me Covid-19. Pas ritestimit të tretë, edhe unë sot kam rezultuar pozitiv. Deri tash kam simptoma të lehta, njëjtë si Meliza dhe fëmijët. Ditëve në vijim do të vazhdoj izolimin dhe do të ndjek rekomandimet e IKSHPK-së. Edhe pse e kam kaluar Covid-19 në vjeshtën e vitit 2020 dhe kam marrë dy doza të vaksinës më pas, ende pa kaluar 6 muaj nga vaksina e dytë, tash po përballem edhe me infektimin e dytë nga ky koronavirus”, ka shkruar Krasniqi.