Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Shoferi nga Kosova drejton autobusin pa një rrotë, ndalet nga policia në Slloveni

Një 32-vjeçar, shofer nga Kosova, është ndaluar nga policia në një autostradë të Sllovenisë, pasi po e drejtonte autobusin pa një rrotë. Policia u njoftua për rastin nga pjesëmarrësit tjerë në trafik.

Siç ka bërë të ditur policia në Slloveni, 32-vjeçari u gjobit me 400 euro.

Autobusit po i mungonte njëra rrotë në krahun e majtë, në aksin e tretë. Siç raportohet, shoferi nga Kosova nuk ka shpjeguar se përse ishte pa një rrotë autobusi që ai drejtonte.

Procedurë është iniciuar edhe ndaj kompanisë së udhëtimit.

Image