Arbëri

Kosova në terr – qytetarët e mllefosur

TC-Kosova A, Foto: Driton Paçarada/KOHA
 

Me reduktime deri në 14 orë janë përballur qytetarët në lagje të ndryshme të kryeqytetit dhe komuna të tjera të Kosovës. Shkak për këto reduktime, sipas KEDS-it, janë mbingarkesat. Edhe pse kishte paralajmëruar që reduktimet do të jenë nga dy orë. Qytetarët janë të mllefosur për kthimin e reduktimeve. Thonë se kjo po ua vështirëson jetën.

Me orar më të gjatë sesa që ishin paralajmëruar kanë zgjatur reduktimet e energjisë gjatë ditës së enjte. Shumë lagje në kryeqytet dhe në komuna të tjera kanë mbetur pa rrymë deri në 14 orë.

Disa shtëpi në rrugën “Kushtrim Hoxha” në “Mati 1”, thonë se që nga e diela janë pa energji elektrike.