Arbëri

Kosova e Kroacia me marrëveshje për siguri

Foto: EO
 

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka pritur në takim homologun e tij nga Kroacia, Mario Banoziq. Mehaj deklaroi se miqësia e dy vendeve ka pasur momente të shumta, që nga koha e luftës në Kroaci. Ai deklaroi se dy vendet kanë interesa strategjike dhe angazhim në paqe e siguri.

“Këtë mirësi e kurorëzuam sot me nënshkrimin e dy marrëveshjeve mes ministrive tona. Në këtë hap në rrugë për bashkëpunim, hapëm mundësi për shkollim, trajnim të personelit ushtarak, zhvillim të stërvitjeve të përbashkëta, mundësi për bashkzbarkim në misione ndërkombëtare, bashkëpunim më të theksuar në fushën e industrisë së mbrojtjes, e gjithashtu edhe në fusha të tjera”, deklaroi Mehaj.