Arbëri

Familjarët e shoferit të vrarë e mohojnë lidhjen me vetëvrasjen e vajzës nga Gllogjani

FOTO: KOHA
 

Familja e Gani Gjokajt, shoferit të vrarë në Gllogjan më 26 nëntor, i ka mirëpritur arrestimet e djeshme rreth tragjedisë së 26 nëntorit, ku veç shoferit u vranë edhe dy nxënës nga fshati Gllogjan i Deçanit.

Xhafer Gjokaj, rreth të 80-tave, babai i të ndjerit Gani Gjokaj, ka thënë të dielën për KOHËN se pret që shteti ta zbardhë tërë rastin dhe të shqiptojë dënimet më të rënda për vrasësit.