Me qëllim të avancimit të infrastrukturës ligjore për fuqizimin e ndërmjetësimit, ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu sot ka nënshkruar udhëzimin administrativ për tarifën e ndërmjetësuesve dhe atë për përcaktimin e procedurës së ndërmjetësimit të vetinicimit të rasteve dhe rasteve të referuara nga organi administrativ.
Në një postim në Facebook, ministrja Haxhiu shkruan se avancimi i ndërmjetësimit do të ndikojë në të mirë të realizimit të të drejtave të qytetarëve dhe shpreson se këto ndryshime do të shërbejnë edhe për fuqizimin e kapaciteteve profesionale të ndërmjetësimit në Kosovë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ndryshimet e tilla ligjore presim të shërbejnë edhe si model për ngritjen e vetëdijes për sa i përket rëndësisë dhe efikasitetit të ndërmjetësimit si procedurë alternative për zgjidhjen alternative të kontesteve”, shkruan Haxhiu.
Ajo ka falënderuar Programin e Drejtësisë Komerciale të USAID-it për mbështetjen e vazhdueshme në fuqizimin dhe promovimin e Ndërmjetësimit në Kosovë.
“Jemi pothuajse në përfundim të përcaktimit të tarifave për përmbaruesit privat dhe noterët”, shprehet Haxhiu.