Me qëllim të avancimit të infrastrukturës ligjore për fuqizimin e ndërmjetësimit, ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu sot ka nënshkruar udhëzimin administrativ për tarifën e ndërmjetësuesve dhe atë për përcaktimin e procedurës së ndërmjetësimit të vetinicimit të rasteve dhe rasteve të referuara nga organi administrativ.
Në një postim në Facebook, ministrja Haxhiu shkruan se avancimi i ndërmjetësimit do të ndikojë në të mirë të realizimit të të drejtave të qytetarëve dhe shpreson se këto ndryshime do të shërbejnë edhe për fuqizimin e kapaciteteve profesionale të ndërmjetësimit në Kosovë.
“Ndryshimet e tilla ligjore presim të shërbejnë edhe si model për ngritjen e vetëdijes për sa i përket rëndësisë dhe efikasitetit të ndërmjetësimit si procedurë alternative për zgjidhjen alternative të kontesteve”, shkruan Haxhiu.
Ajo ka falënderuar Programin e Drejtësisë Komerciale të USAID-it për mbështetjen e vazhdueshme në fuqizimin dhe promovimin e Ndërmjetësimit në Kosovë.
“Jemi pothuajse në përfundim të përcaktimit të tarifave për përmbaruesit privat dhe noterët”, shprehet Haxhiu.
-
Haxhiu: Komunat të kryejnë obligimet, të paguajnë qiratë e shpenzimet për të mbijetuarat e dhunës
-
Ulen tarifat për avokatët e të akuzuarve për pengim të drejtësisë në Speciale
-
Haxhiu: Ka pengesa të vazhdueshme për reformë nga institucionet e drejtësisë
-
Procedohet në Qeveri koncept-dokumenti për themelimin e Gjykatës Administrative
-
Haxhiu: Shqetësuese që KPK-ja e Komuna e Prishtinës nuk u përgjigjën për rastin e 11-vjeçares