Arbëri

Mes polemikave, KQZ certifikon rezultatet për kryetar të Prizrenit dhe Kllokotit

 

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), mes polemikave ka certifikuar rezultatet përfundimtare të raundit të dytë të zgjedhjeve për kryetar të Prizrenit dhe Kllokotit.

Pretendimi i Lëvizjes Vetëvendosje se ka dorëzuar ankesë në Gjykatën Supreme për parregullsitë në Prizren e vuri në dyshim certifikimin e rezultateve në këtë komunë. Mirëpo, kryesuesi i KQZ-së dhe anëtarët e tjerë e mohuan një gjë të tillë dhe proceduan tutje.