Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ish-komandanti i FSK-së angazhohet në Kroaci

Gjeneralmajori Bashkim Jashari u emërua komandant i ri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, pas dorëheqjes së Rrahman Ramës, të martën.

Ndërkaq, u njoftua se Rama do të shërbejë në një mision ushtarak jashtë vendit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kryeministri Albin Kurti përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se Rama do të jetë përfaqësuesi i Kosovës në RACVIAC (Qendra për Siguri dhe Bashkëpunim), e cila është e vendosur në Kroaci.

Gjenerallejtnant Rrahman Ramën e falënderoi për kontributin e tij dhe po ashtu i dëshiroj suksese në angazhimin e mëtutjeshëm si përfaqësues yni në RACVIAC”, ka shkruar Kurti.