Arbëri

Bashkim Jashari emërohet komandant i ri i FSK-së

 

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka emëruar gjeneralmajorin Bashkim Jashari komandant të ri të Forcës së Sigurisë të Kosovës, pas dorëheqjes së Rrahman Ramës.

Siç ka njoftuar Presidenca, emërimi është bërë siç parashihet në Ligjin për FSK-në, pas propozimit të ministrit të Mbrojtjes dhe rekomandimit të kryeministrit të Republikës së Kosovës.