Arbëri

Supremja rikthen masën e pezullimit për rastin e hidrocentralit “Brezovica”

Descriptive Text

Gjykata Supreme ka rikthyer masën e pezullimit pë punën e rastin e hidrocentralit “Brezovica”, është njoftuar nga organizatat joqeveritare.

Në një konferencë për media GAIA dhe GLPS, kanë treguar se Supremja ka prishur aktvendimin e Apelit, ku thuhej se ndalja e punës së hidrocentralit ishte kundër interesit publik.

Arben Fetahu nga GLPS, ka thënë se aktgjykimi i Supremes është një fitore shumë e madhe për qytetarët e Shtërpcës, duke treguar se nuk kanë dërguar padi vetëm kundër lejes për hidrocentralin “Brezovica”.

“Është e vetmja që kemi pranuar deri më tash nga Ministria e Mjedisit edhepse gati një vit kërkojmë lejet ujore për hidrocentralet në Shtërpcë, pra Sharri, Shtërpca e Viça”, ka thënë ai.

Fetahu tutje ka thënë se lejet dhe aktet tjera të Ministrisë janë dhënë me shkelje flagrante të së drejtës kushtetuese të qytetarëve dhe kjo është provë për anulimin e të gjitha lejeve.

Ndërkohë Mevlude Skuroshi nga GAIA Kosovo, ka thënë se mirëpresin vendimin e Supremes. Ajo ka përmendur heshtjen e Ministrisë së Mjedisit karshi kësaj çështje.

Organizatat joqeveritare i kanë bërë thirrje qytetarëve që të mbikëqyrin zbatimin e këtij vendimi dhe në rast se nuk zbatohet, do të marrin hapa tjerë ligjor.