Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Presidenti slloven Pahor sot viziton Kosovën

Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, sot viziton Kosovën. Ai do të takohet me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti, është njoftuar nga Zyra e Presidentit të Sllovenisë.

Gjatë vizitës në Kosovë, Pahor do të vizitojë edhe kontingjentin e Ushtrisë Sllovene që vepron në operacionin e KFOR-it.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Pahor të dielën ishte në Beograd ku ka zhvilluar takim me presidentin serb Aleksandar Vuçiq. Ai në Beograd tha se dialogu duhet vazhduar.

Për vizitat e Pahorit është njoftuar nga Presidenca e Sllovenisë.

“Qëllimi i takimeve dhe bisedimeve me përfaqësuesit më të lartë të Serbisë dhe Kosovës është shkëmbimi i vlerësimeve dhe qëndrimeve për dialogun ndërmjet Beogradit e Prishtinës, situatën në Ballkanin Perëndimor, perspektivën evropiane të tij dhe përgatitjen për Samitin e ardhshëm të Procesit Brdo-Brijun”, thuhet në njoftimin.

Takimi i Pahorit me Osmanin pritet të fillojë në ora 10:00, ndërsa me Kurtin në ora 11:20. Ai do të takohet me komandantin e KFOR-it, Ferenc Kajari rreth orës 12:10.