Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kurti ia shpreh Pahorit mirënjohjen për angazhimin e Sllovenisë për liberalizimin e vizave për Kosovën

Kryeministri i Kosovës, Albion Kurti në Formun Strategjik të Bledit është takuar me presidentin e Sllovenisë, Borut Pahor

Kurti ia ka shprehur Pahorit mirënjohjen për angazhimin e Sllovenisë për liberalizimin e vizave për Kosovën.

“Avancimi i marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Sllovenisë, ishin tema e takimit ndërmjet Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, me Presidentin e Republikës së Sllovenisë, Borut Pahor. Në takimin e mbajtur në margjina të Forumit Strategjik të Bledit, Kryeministri Kurti falënderoi Presidentin Pahor për përkrahjen e vazhdueshme të Sllovenisë, një vend mik dhe partner strategjik i Kosovës. Ai shprehu mirënjohje për angazhimin e Sllovenisë lidhur me liberalizimin e vizave për Kosovën dhe anëtarësimin e vendit në organizata ndërkombëtare. Kryeministri Kurti ritheksoi qëndrimin e Republikës së Kosovës ndaj nismave politike që krijojnë konfuzion e ndarje në Ballkan, ndërsa konfirmoi përkushtimin e Kosovës për agjendën e BE-së dhe marrëdhëniet transatlantike. Ai vlerësoi faktin që Sllovenia udhëheq me presidencën e BE-së dhe mirëpret vullnetin për angazhimin e Sllovenisë për të mbështetur Republikën e Kosovës në synimet e saj për integrim euroatlantik”, thuhet nga Zyra e Kryeministrit. 

Presidenti i Sllovenisë, Pahor ka thënë se gjatë presidencës së BE-së, që ka filluar në korrik, një ndër prioritetet e Sllovenisë është Ballkani Perëndimor dhe zgjerimi i Bashkimit Evropian.