Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kryeprokurori kërkon ndihmën e qytetarëve që kanë informata për rastin në Deçan

Vrasje në Deçan

Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit ka bërë thirrje që kushdo që ka informata për rastin e vrasjes së tre personave në Gllogjan të Deçanit të premten në mbrëmje, të bashkëpunojë me Prokurorinë dhe Policinë, në mënyrë që kryerësi i veprës të dalë sa më shpejt para drejtësisë.

Si pasojë e të shtënave me armë në drejtim të një autobusi tre persona kanë humbur jetën. Ka vdekur shoferi dhe dy të rinj pasagjerë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, njofton se Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Pejë, së bashku me Zëvendës-kryeprokurorin e kësaj prokurorie dhe prokuroren kujdestare të Departamentit të Krimeve të Rënda, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe në koordinim me Policinë e Kosovës janë duke i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për zbardhjen e autorit të krimit të ndodhur në Gllogjan të Deçanit. Po ashtu, Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, bën thirrje që kushdo që ka ndonjë informacion për këtë rast të bashkëpunojë me Prokurorinë dhe Policinë, në mënyrë që kryerësi e këtij krimi të kapet dhe të dalë sa më shpejtë para drejtësisë”, thuhet në reagimin e Kryeprokurorit të shtetit.