Arbëri

MASHTI me rezerva rreth rezultateve në “PISA 2022”

FOTO: KOHA/Ilustrim
 

Për herën e tretë, Kosova në vitin e ardhshëm do të marrë pjesë në testin ndërkombëtar PISA. Në Ministrinë e Arsimit janë shprehur me rezerva rreth rezultateve të mundshme të 15-vjeçarëve të përzgjedhur për këtë test. Si arsye janë përmendur edhe çrregullimet në procesin mësimor, shkaku i pandemisë

Rezerva rreth pritjeve për rezultate të kënaqshme në Programin për Vlerësimin Ndërkombëtar të Nxënësve (PISA) të vitit 2022 kanë në Ministrinë e Arsimit.

Testi ndërkombëtar, në të cilin Kosova do të marrë pjesë për herë të tretë vitin e ardhshëm, i vlerëson njohuritë e pesëmbëdhjetëvjeçarëve në fushat e leximit, matematikës dhe shkencës.