Kryetari aktual i Vushtrrisë dhe kandidati i LDK-së për një mandat tjetër në krye të këtij qyteti, Xhafer Tahiri, është tejet i kënaqur me rezultatin që ka arritur në raundin e parë të zgjedhjeve lokale, më 17 tetor.
Ai doli i dyti me vota, pas Ferid Idrizit të PDK-së, por megjithatë thotë se është rritje e madhe për LDK-në.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Kemi mbi 2500 vota më shumë krahasuar me zgjedhjet e kaluara lokale dhe ky është rezultati më i mirë për LDK-në që nga viti 2002. Jam i kënaqur e falënderues për qytetarët e Vushtrrisë”, tha Xhaferi në një emision debatues në KTV.
Duke folur për këtë rritje, ai dha edhe një fakt që sipas tij e dëshmon këtë.
“Në mandatin e kaluar kishim 6 asamblistë, kurse tash do të kemi 11”, shtoi ai.