Janë numëruar 100 për qind të votave në komunën e Vushtrrisë. Fitues është shpallur Ferit Idrizi i PDK-së.
Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryetar të Vushtrrisë, Xhafer Tahiri pas rezultateve preliminare ka thënë se e ai por edhe LDK e respektojnë vullnetin e qytetarëve.
Ai ka uruar kundërkandidatin e tij nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Ferit Idrizi.
“Të dashur qytetarë të Vushtrrisë, në liri e demokraci, zgjedhjet janë festë, ju me votën tuaj sot i dhatë besimin kundërkandidatit tim z. Ferit Idrizi. Ky është vullneti i shumicës së qytetarëve të Vushtrrisë, e unë dhe LDK e respektojmë në plotni vullnetin qytetarë, prandaj më lejoni të uroj z. Ferit Idrizin për fitore në Vushtrri. Të dashur votues të LDK, e qytetarë të Vushtrrisë faleminderit për besimin tuaj. E kam pasur nderin e privilegjin më të madh të ju shërbejë me nderë e përkushtim në Vushtrrinë tonë. Shihemi në beteja të reja politike. Me respekt, Xhafer Tahiri”, ka shkruar Tahiri.
Tahiri ka marrë 11.627 vota ndërkaq Idrizi 13.181 vota.