Arbëri

KQZ-ja vendos të dërgojë në rinumërim 23 vendvotime

Foto: Driton Paqarada/KOHA
 

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur që të dërgojë në rinumërim 23 vendvotime në total, të cilat nuk kanë mundur të procesohen si të rregullta, pasi ka pasur probleme të natyrave të ndryshme, kryesisht teknike.

Vendvotimet i takojnë komunave të ndryshme. Tetë janë për zgjedhjet për kryetarë të komunave e 15 tjera për zgjedhjet për kuvende komunale.