Shefja e diplomacisë kosovare Donika Gërvalla, gjatë një takimi virtual me ministren britanike për Fqinjësi Evropiane dhe Amerikë, Wendy Morton, ka folur për procesin e Berlinit dhe nismat tjera rajonale.
Ministrja Gërvalla ka theksuar përkushtimin e Qeverisë së Kosovës ndaj arritjes së marrëveshjeve të përbashkëta në dobi të qytetarëve në kuadër të Procesit të Berlinit.
“Procesi i Berlinit, duke pasur BE-në përbrenda ofron siguri dhe qëndrueshmëri. Janë të panevojshme dhe madje të dëmshme iniciativat rajonale, të cilat përpiqen të paraqiten si alternativë ndaj Procesit të Berlinit dhe madje edhe ndaj BE-së”, ka thënë ajo duke iu referuar nismës Ballkani i Hapur.
Gërvalla e ka njoftuar Morton, me angazhimin e Qeverisë për forcimin e shtetit ligjor, zhvillimin ekonomik. Ndërsa ministrja Morton ka ritheksuar qëndrimin mbështetës të Britanisë së Madhe për angazhimin e Kosovës në forcim të subjektivitetit ndërkombëtar.
-
Gërvalla e quan “Open Ballkanin” iniciativë të rrezikshme
-
Dialogu e Procesi i Berlinit, temë diskutimi mes Rohdes e Gërvallës
-
Gërvalla në takim me emisaren britanike thekson synimin e Kosovës për anëtarësim në NATO
-
Gërvalla: Dialogu duhet të çojë në njohjen reciproke, BE-ja të bëjë veprime ndaj Serbisë
-
Nisma gjermane vlerësohet si shtysë përfarimi mes vendeve të Ballkanit Perëndimor me BE-në