Arbëri

Lista Serbe vlerëson përkrahjen e Dodikut: Fitore edhe për serbët përtej Drinës

Descriptive Text

Nënkryetari i Listës Serbe, Igor Simiq, e ka vlerësuar thirrjen që ka bërë anëtari serb i Presidencës së Bosnjës, Milorad Dodik, para zgjedhjeve lokale që u mbajtën të dielën.

Simiq në një intervistë për Radiotelevizionin e Republika Srpskas, ka thënë se thirrja e Dodikut ka pasur ndikim të madh te serbët.

Lista Serbe fitoi 9 nga 10 komunat me shumicë serbe në zgjedhjet lokale në Kosovë. Në Kllokot prin, por është në balotazh.

“Në këtë luftë nuk jemi vetëm, me ne është i gjithë populli serb, e para së gjithash presidenti Aleksandar Vuçiq. Kjo është fitore edhe e popullit serb përtej Drinës. Thirrja e Dodikut për serbët në Kosovë pati ndikim dhe k jo u vërejt në rezultatet e këtyre zgjedhjeve”, tha Simiq, deputet në Kuvendin e Kosovës.

Lista Serbe vlerëson se fitorja në komunat me shumicë serbe do të bëjë që të rritet presioni për themelimin e Asociacionit.

Dodik kohëve të fundit ka rritur presionin dhe ka shtuar përpjekjet për pavarësim të Republika Srpskas. Për këtë, ka thënë në shumë raste se ka përkrahjen e Rusisë. Madje së fundi tha se ajo do t’i dalë në ndihmë nëse NATO intervenon në Bosnjë në rast të ndonjë konflikti.