Nga 14 persona sa janë arrestuar gjatë procesit zgjedhor në vend, 13 prej tyre janë ndaluar, të përfshirë në gjithsej 6 raste.
Prokuroria e Shtetit ka njoftuar se në Komunën e Kllokotit janë arrestuar 4 persona të dyshuar për veprën penale “cenim i përcaktimit të lirë të votuesve” dhe “dhënia ose marrja e ryshfetit në lidhje me votimin”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë Malishevë janë ndaluar 3 persona në dy raste të ndara, dy persona për “dhënia apo marrja e ryshfetit në lidhje me votimin” dhe një për “pengim i procesit të votimit.
Tutje, siç njofton Prokuroria, në Skenderaj janë ndaluar 3 të dyshuar për veprën “cenim i fshehtësisë së votimit”. Në Fushë-Kosovë janë ndaluar gjithashtu 3 persona për veprën penale “falsifikim i rezultateve të votimit”.
“Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se do të vazhdojë të përcjellë procesin zgjedhor deri në numërimin përfundimtarë të të gjitha votave”, thuhet në njoftim.