Prokurori i Shtetit ka njoftuar se deri në këto momente ka ndaluar tre persona për vepra penale që lidhen me procesin zgjedhor në raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetarë komunash.
Sipas njoftimit, rreth 80 prokurorë dhe personel i sistemit prokurorial janë angazhuar gjatë gjithë ditës për të siguruar mbarëvajtjen e procesit zgjedhor dhe po vazhdojnë punën e tyre edhe gjatë numërimit të votave.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPas verifikimit të informacioneve të pranuara gjatë ditës, është konstatuar se vetëm dy raste paraqesin elemente të veprave penale kundër të drejtave të votimit.
Rasti i parë është regjistruar në Fushë-Kosovë, ku dy persona janë ndaluar për 48 orë nën dyshimin për veprën penale “Dhënia ose marrja e ryshfetit në lidhje me votimin”.
Rasti i dytë është regjistruar në Klinë, ku një person është ndaluar për 48 orë nën dyshimin për “Cenim të fshehtësisë së votimit”.