Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se nuk beson që Kosova do të pranojë formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.
Duke folur të shtunën, pas zhbllokimit të rrugëve në Jarinjë e Bërnjak në veri të Kosovës, në ditën e 13 që nga vendosja e bllokadave prej serbëve pas vendosjes së reciprocitetit, Vuçiq ka thënë se marrëveshja e arritur në Bruksel për shtensionim s’ka qenë e lehtë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Nuk ka asnjë marrëveshje të lehtë për ne. S’ka asgjë të lehtë në Kosovë. Më 2008, ata shpallën pavarësinë dhe ajo njihet nga 90 për qind e shteteve më të fuqishme. Që nga ajo kohë, mezi mbajmë hundën mbi ujë. Jemi duke u mbajtur në kushte ku të gjithë bëjnë presion”, ka thënë ai, raportojnë mediat në Serbi.
Të enjten, Kosova e Serbia u pajtuan për shtensionim të situatës në veri. Nga java e ardhshme të dyja vendet do të vendosin afishe në simbolet shtetërore te targat e shtetit tjetër.
“Ne i kemi prezantuar mbulimet sepse nuk e njohim shtetin e Kosovës”, ka thënë Vuçiq duke shtuar se serbët nuk e duan as KFOR-in por se atë e pranojnë si të vetmen mbrojtje.
Sa i përket formimit të Asociacionit, Vuçiqi ka thënë se nuk iu beson fare autoriteteve të Kosovës.
“Nuk besoj se do të pranojnë Asociacionin. Nuk u besoj në asgjë sepse e di me kë kemi punë. Kurti ka thënë se Kosova e ka një problem të madh, që ka emër e mbiemër (Aleksandar Vuçiq). Jam i lumtur sepse unë dhe ekipi im investojmë shumë. është kompliment. Nëse shihni gazetat e tyre, 50 për qind janë Vuçiq. Janë aty diku si kroatët”, ka thënë ai.