Në një aksident trafiku në Klinë ku është përfshirë një aksident e dy vetura, ka vdekur një person, ndërsa dy tjerë kanë marrë lëndime të rënda.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka njoftuar se rreth orës 21:00 është marrë informata për aksidentin, ndërsa një nga të lënduarit ka humbur jetën në vendin e ngjarjes.
“Rreth orës 20:57 Policia ka marrë informatë se në rrugën ‘Sadik Rama’ në Klinë ka ndodhur një aksident trafiku, ku janë involvuar dy vetura e një autobus. Lëndime serioze kanë pësuar tre persona, njëri nga të lënduarit nuk ka arritur t’i mbijetojë lëndimeve dhe ka vdekur në vend të ngjarjes. Mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tij. Dy të lënduarit tjerë janë dërguar në emergjencë të spitalit rajonal, ndërsa njëri është udhëzuar për në QKUK. Tre të tjerë kanë marrë trajtim në QKMF dhe janë liruar pas trajtimit”, ka njoftuar Gashi për KOHËN.
-
Në aksidentin fatal në Klinë u lënduan edhe nëntë persona
-
Vdiq personi i aksidentuar më 14 gusht në Klinë
-
Një i vdekur e katër të lënduar në një aksident trafiku në Klinë
-
Një i vdekur e pesë të lënduar në një aksident në Dollc të Klinës
-
Një i vdekur dhe tre të lënduar në aksidentin mes trenit dhe veturës në Klinë